Tensiohen gjakrat tek Napoli, tifozët ultras kundër De Laurentiis (Letra e plotë)

Në futboll, marrëdhënie mes klubit dhe tifozëve duhet të jetë e përsosur nëse duan që çdo gjë rreth skuadrës të shkojë vaj. Por, e kundërta mund të ndodh me Napolin e këtij sezoni, që pasi e mbylli sezonin e shkuar si nënkampion i Italisë nuk ka mundur të realizojë një goditje "big" gjatë merkatos së kësaj vere. Dhe për këtë, grupimi i tifozëve ultras të jugorëve kanë dalë në një deklaratë ku kanë kritikuar pronarin e klubit të tyre, Aurelio De Laurentiis.

"Kjo deklaratë do të përpiqet të sqarojë qëndrimet tona ndaj Aurelio De Laurentiis, të cilin kurrë nuk do ta quajmë President,"-fillon deklarata.

"Ne nuk tolerojmë vizionin e tij të futbollit, i cili është pro-biznes dhe pa ndjenja. Ne jemi ultras ... E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne kemi jetuar dhe ne do t'i jetojmë të gjitha me sakrificë, pasion dhe vlera që janë të pranishme kudo, por edhe pranë një idioti. Ne nuk e pranojmë këtë mungesë të stilit dhe këtyre veprave provokuese ndaj një grupi njerëzish që pavarësisht nga ai që na largon nga humnera, e bëri atë të shkoje nga të qenit një producent modest në një pronar të madh dhe 'të pasur' të një klubi futbolli. Ne buzëqeshim kur ai thotë gjëra të tilla si 'nëse doni të fitoni, mbështesni Juventusin' ose 'Ju meritoni kinezët'. Kjo tregon budallallëkun e tij. Nga ana tjetër, nuk buzëqeshim kur qenia jonë quhet "profesion ".-përfundon deklarata e lëshuar nga grupimi i tifozëve të Napolit.

Një situatë aspak normale për një klub që në sezonet e fundit është në garë për titullin kampion, por që duket se as në këtë sezon nuk do i duhet të synojë shumë.

EMISIONET