Pas skualifikimit të kampionit në fuqi, Novak Djokovic një tjetër kampion skualifikohet në çerekfinalet e tenisit të US Open dhe është pikërisht Roger Federer.

Planet e Federer për t'u përballur me Rafael Nadal në finale u prishën nga Dimitrov i cili shënoi fitoren e tij të parë kundër 20 herë kampionit të Grand Slam. Dimitrov e mund zvicerianin brenda 5 seteve pasi Federer kishte shqetësim në shpinë.

Ai ndaloi disa herë gjatë ndeshjes për ndihmë mjekësore por me sa duket fiziku e tradhtoi. Nga ana tjetër numri dy i botës, Rafael Nadal ka arritur të kualifikohet me lehtësi në gjysmë finale pasi mundi Diego Schëartzman.

Në kampin e femrave, 24 herë kampionia e Grand Slam, Serena Williams merr një fitore të lehtë që e kualifikon në gjysmë finale. 38 vjeçarja mbyll ndeshjen kundër kinezes Wang Qiang në vetëm 44 minuta me rezultate 6-0 dhe 6-1.

/Ora News.tv/