Tenderat në një dorë, Salillari gati të marrë dhe "Shqiponjën"?

Tenderat në një dorë, Salillari gati të marrë dhe

Kompania “Salillari”, e cila çuditërisht u kualifikua për ndërtimin  e nënkalimit në sheshin "Shqiponja", rezulton të jetë një nga 5 kompanitë që ka marrë më shumë tendera në vend.Nga të dhënat e Open Data Albania  konstatohet se “Salillari” ka përfituar 19 kontrata nga njësitë vendore me një vlerë prej 1.5 mld lekësh. Por nuk përfundon këtu, pasi rezulton që kjo kompani ka marrë pjesën e luanit edhe në projektet infrastrukturore.

"Salillari” është një nga 5 kompanitë që ka marrë më shumë tendera pranë pushtetit vendor e qëndror.

Sipas të dhënave të Open Procurment Albania   kjo kompani ka përfituar 1.5 mld lekë vetëm nga tenderat e bashkive.

Ndërsa subjekti rezulton se ka 19 kontrata të fituara me tetë bashki e konkretisht midis të cilave përmendim  në Vorë katër kontrata; Tiranë gjashtë kontrata; Rrogozhinë një kontratë;  Kuçovë një kontratë,  Himarë dy kontrata.

Por nuk përfundon këtu. Shoqëria “Salillari” ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike, duke konkuruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar.

Gjithashtu ka marrë pjesën e luanit edhe në projekte infrastrukturore.

Vetëm gjatë ditëve të fundit është kualifikuar për ndërtimin e nënkalimit në sheshin "Shqiponja".

Kjo kompani kishte bërë ofertën prej 1.7 mld lekësh nga 2.2 mld që ishte fondi limit. 

Por nuk përfundon këtu, pasi kjo kompani ka fituar edhe të drejtën e ndërtimit të lotit të  dytë të Unazës, i cili kishte një vlerë 1.57 mld lekë ose 12.5 milionë euro, ndërsa ofertuesi i vetëm i vlefshëm ka qenë vetëm “Salillari”, i cili e ka fituar garën në vlerën 100% të fondit limit.

Në infrastrukturë, kompania "Salillari" ka marrë të drejtën e ndërhyrjes edhe në segmentet rrugore të jugut si dhe koncesionin e rrugës Durrës-Kukës.

EMISIONET