Mediat më prestigjioze botërore kanë vendosur të pasqyrojnë gjithcka po ndodh në Tiranën e trazuar me protesta dhe përballje të fortë politike.

The Guardian, ZDF, DW, Washington Post, Radio Francë  apo dhe Al Jazeeran kanë pasqyruar protestën e fundit të opozitës, ku gazetarët e huaj mbërritën në tiranë e që transmetuan në gjuhë të huaj jo vetëm zërin e politikës por dhe atë të qytetarëve shqiptar..

DW në shqip transmetonte live gjithçka ndodhi në Tiranë të shtunën.

Edhe kanali gjerman ZDF solli një reportazh mbi gjithçka ndodhte në tiranë, bashkë me idenë se në Shqipëri po kërkohen zgjedhje të parakohshme. E për të pasqyruar situatën e rëndë që po kalon vendi, ZDF zgjodhi të raportonte nga rrëfimet e vetë qytetarëve.

"Qeveria mendon vetëm për veten e saj dhe vjedh ndërsa shton se vitin e fundit janë rritur taksat, çmimi i energjisë është dyfishuar si dhe ai i ushqimeve është rritur"

E deri tek intervista me liderin e opozitës, i cili ka vetëm një emër për përgjegjësin e kësaj situate.

"Ai është një autokrat i korruptuar dhe nën qeverisjen e tij Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madhe të drogës"

Protestat e opozitës janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar, raporton Al Jazeera në reportazhin e saj me titull “Korrupsioni në Shqipëri: Kërkesat rriten për pastrimin politik”. Ndërsa gazetari i Al Jazeera John Psarokulos e mbyll kështu reportazhin kushtuar situatës në shqipëri.

John Psarokulos: Socialistet thonë se gjykatat do te nisin të bëhen funksionale duke nisur nga muaji maj, por do te jete tepër vone për të bërë transparencë dhe për stabilitetin politik.

/Ora News.tv/