Një person i pastrehë ka gjetur vdekjen mëngjesin e së martës në rrugën pas një hoteli në Britani si pasojë e temperaturave të ulëta.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur teksa policia deklaron se nuk ka asgjë të dyshimtë për vdekjen e tij.

Mediet lokale Britanike bëjnë me dije se personi ka ndërruar jetë në spital.

Por nuk është hera e parë që të pastrehët humbasin jetën për shkak të temperaturave në Britani.

Një studim i bërë më herët këtë vit thekson se çdo 19 orë humb jetën një person i pastrehë duke ngritur shqetësim  ndaj qeverisë që të ndërmarrë masa ta parandalojë.

/Ora News.tv/