Teliti: Buxheti i vitit 2020 thellon varfërinë e shqiptarëve

Teliti: Buxheti i vitit 2020 thellon varfërinë e shqiptarëve

Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti është shprehur se buxheti i vitit 2020 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve dhe se çdo bizneset drejt falimentimit.

Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se në vend të mbështetjes së qytetarëve, kryeministri Edi Rama po u jep klientëve të tij 120 milionë euro me koncesione.

Dorian Teliti: “Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve , nuk parashikon rritje rrogash për mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike.

Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anulohet!"

EMISIONET