Telashe për Kylie Jenner, hidhet në gjyq

Telashe për Kylie Jenner, hidhet në gjyq

Miliarderja më e vogël në botë ndodhet në telashe. 

Kylie Jenner është paditur për vjedhjen e një linje tjetër kozmetike.

Një kompani e quajtur Sheree Cosmetics ka hedhur në gjyq 21-vjeçaren dhe kompaninë e saj, Kylie Cosmetics me akuzën se i ka vjedhur linjën e saj të make-up "Born to Sparkle".

Në dokumentat e paraqitura në gjykatë, kompania pretendon se e ka prodhuar ajo koleksionin e toneve të syrit "Born to Sparkle", ndërsa Kylie e krijoi duke përdorur ngjyra të ngjashme dhe të njëjtin paketim.

Ylli i televizioneve prezantoi koleksionin në ditën e lindjes, që përmban shkëlqyes buzësh, buzëkuq, laps buzës dhe ton sysh. Dhe toni i syve "Born to Sparkle" ishte pjesë e koleksionit.

Sheree Cosmetics thotë se është ngritur si një markë tregtare më 30 gusht 2018. Dhe akuza e saj mund të jetë e vështirë për t'u vërtetuar.

Sheree po e padit Kylie për dëmtime të paspecifikuara.

EMISIONET