Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe 26 të tjerë të plagosur në të shtënat masive në një qendër tregëtare në El Paso, Teksas.

Mësohet se atentatori është identifikuar si Patrick Crusius, një 21-vjeçar nga Allen, Teksas, një qytet 30 minuta jashtë Dallas.

Crusius dyshohet se është njeriu që shihet në pamjet e vëzhgimit duke ecur nëpër hyrjen e përparme të qendrës tregtare “Cielo Vista Mall Ëalmart” me një pushkë sulmi të stilit AK47.

Njeriu i armatosur, i me kufje, së pari hapi zjarr në parkingun jashtë dyqanit, duke qëlluar dhe duke vrarë vendasit.

Ai pastaj përshkoi derën e përparme në një gjendje krejt të qetë dhe të sigurt, sikur të ishte “në një mision”, tha një dëshmitar.

Masakra e njëzet minutave që pasoi do të vazhdonte të bëhej e teta më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

Sikurse raporton ABC Neës ai më vonë i kishte treguar hetuesve se dëshironte të qëllonte sa më shumë Meksikanë.









/Ora News.tv/