Tekniku spanjoll tregon pengun: Refuzova firmën me Salah

Tekniku spanjoll tregon pengun: Refuzova firmën me Salah

Mohamed Salah është ndoshta futbollisti më në formë i momentit, me egjiptianin që po frymëzon Liverpool-in e këtij sezoni, duke u shpallur dhe kampion dimri me anglezët.

Por, 27 vjeçari nuk është një futbollist i pëlqyer nga të gjithë. Rasti befasues vjen nga kundërshtari i egjiptianit këtë fundjavë, Unai Emery. Spanjolli zbuloi se e ka refuzuar firmën me Salah gjatë kohës që ishte te Paris Saint Germain.

“Ne kemi diskutuar për mundësinë e transferimit të Salah te PSG kur unë isha trajner. Kemi pasur disa dyshime, ndërsa më pas ai shkoi te Liverpooli dhe ato dyshime u hodhën poshtë. Teksa po flasim ai është një prej pesë lojtarëve më të mirë në botë”,-u shpreh tekniku i Arsenalit, duke zbuluar pengun e tij te francezët.

Salah u transferua te Liverpool nga Roma, duke u shndërruar në një prej pikave kyçe te "The Reds".

EMISIONET