Teatri Kombëtar, protesta e artistëve bie në vesh të shurdhër

Teatri Kombëtar, protesta e artistëve bie në vesh të

Letrat pa përgjigjë të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit nga Ministria e Kulturës, ka detyruar artistët që të mblidhen sërish në Univeristetin e Arteve në sallën Black Box. Ata ngrenë të njëjtat shqetësime dhe këmbëngulin që godina e Teatrit Kombëtar nuk duhet të shembet por të rikonstruktohet.

Një muaj pas protestës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, ata mblidhen sërish, më të pakët në numër, e për të njëjtat shqetësime që nuk kanë marrë zgjidhje: Projektligji për Artin dhe Kulturën dhe fati i godinës së Teatrit Kombëtar. Ata këmbëngulin që godina e teatrit nuk duhet të shembet.

Gjatë dëgjesës publike u theksua që ministria e Kulturës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje letrave të sindikatës. Artistët janë gati të hapin një numër llogarie për të mbledhur fonde në mënyrë që ta rikonstruksojnë vetë Teatrin Kombëtar.

Projekti i teatrit paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë një nga pikat që u diskutua gjatë. Kastriot Çipi theksoi se Teatri Kombëtar humb gjysmën e truallit.

Grupi protestues është përgjysmuar. Ka nga ata që dje flisnin për mbrojtje të teatrit me çdo kusht e sot mbjell pemë me kryetarin e bashkisë, një nga autorët e këtij skenari për teatrin. Megjithatë deputetët e opozitës iu bashkuan sërish kërkesave të sindikatës.

Rikthimi i Qendrës së Artit dhe Kulturës si dhe autonomia e institucioneve të artit janë disa nga ndryshimet që artistët i kërkojnë Ministrisë së Kulturës t’i reflektojë në projektligjin për Artin dhe Kulturën.


EMISIONET