Korça vijon të jetë nën aktivitetin sizmik. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit prej ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti me magnitudë të ndryshme.

Më e forta është regjistruar pak para mesnatë,  3.4 ballë, ndërsa të tjerat kanë qenë me magnitudë më të vogël.

Deri tani nuk raportohen dëme materiale.

/Ora News.tv/