Të shtunën Rama mbledh kandidatët për kryetar bashkie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2019, 19:12
Kur na ndajnë dy javë nga nisja e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të shtunën kandidatët për kryetar bashkie
Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e PS.
Pak ditë më parë PS zyrtarizoi listën me kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
Nga ana e saj PD është e vendosur se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.