Të shtunën PS teston votimin elektronik

Të shtunën PS teston votimin elektronik

Të shtunën e 16 nëntorit Partia Socialiste zgjedh nëpërmjet parimit “1 anëtar 1 votë” 703 delegatët që më pas do të zgjedhin forumet e reja drejtuese të saj. Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla në një dalje para mediave dhe dha detajet e procesit që do të zhvillohet.

Balla: Ditën e shtunë përmbyllet faza e parë e zgjedhjes së drejtëpërsëdrejti të më shumë se 703 delegatëve, nga 61 bashkitë e vendit. Po ashtu në një pjesë të degëve tona në emigracion do të ketë zgjedhje dhe të shtunën. Për emigracionin ky afat do të vijojë dhe gjatë nëntorit.

Risi në këtë proces do të jetë fakti se për herë të parë, në një nga ambientet e Partisë Socialiste do të testohet votimi elektronik

Balla: Në selinë e PS-së në një nga sallat e vecanta do të ketë një qendër votimi të posacme për një nga njësitë e Tiranës ku do të ketë votim tërësor elektronik. Do të testojmë për 800 anëtarë të një prej njësive të Tiranës për ta testuar më pas në votimet e tjera.

Sipas Ballës votimet brënda partive janë një mundësi e artë për demokracinë e brëndshme dhe lirinë e zgjedhjes në forumet drejtuese

EMISIONET