Plagosi me armë zjarri dajë e nip në Kurbin, vetëdorëzohet në polici autori

Krimi doli nga karantina mbrëmë sërish në Kurbin. Dajë e nip u plagosën në një sulm me armë zjarri nga një 26 vjecar që disa orë më pas u vetëdorëza në polici. Burimet thanë se shkak për sulmin ishte një konflikt mes palëve.

Dajë e nip u plagosen me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Kurbin.

Agron Mema dhe Klevis Leka përkatësisht 53 dhe 29-vjeç u sulmuan me kallashnikov.

Ata morën morën plumba në pjesën e këmbëve dhe u nisën për mjekim të specializuar në  Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i sulmit është Aurel Shurbin 26 vjeç.

Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjës identifikoi në një kohë të shpejtë autorin.

Ai është shtetasi Aurel Shurbi i cili në pamundësi për tu larguar u vetedorezua të shërbimet e Policisë disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

2 km nga vendngjarja u gjet edhe arma kallashnikov me të cilën ai përdori për sulmin në afërsi të Urës së Drojës në kufirin ndarës mes Krujës dhe Kurbinit

Paraprakisht dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal, ndërsa  janë shoqëruar në komisariat edhe babai, vëllai dhe daja i autorit të plagosjes të cilët rezultojnë të përshfshire në konflikt.

Policia thotë se po vijon ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që edhe një hërë tjetër nxorri armët e zjarrit nga karantina, ndërsa vendi po përballet me masa të forta kufizuese në luftën ndaj koronavirusit.

Në komisariat janë shoqëruar edhe babai, vëllai dhe daja i autorit të plagosjes, gjithashtu të përfshirë në konflikt.

"Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh".

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Ura e Drojës. Dajë e nip kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.

"Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


EMISIONET