Një studim Gjerman sugjeron se shikimi i  filmave “Porno” mund të ndikojë në reduktimin e aktivitetit në zona të caktuara të trurit. Studimi gjerman i publikuar në “JAMA  Psychiatry” tek një grup i vogël njerëzish analizoi provën e parë e cila mund të balancojë lidhjen ndërmjet shikimit të pornografisë dhe përmasave të trurit.  Megjithatë nuk mund të përcaktohet nëse të shikimi i këtyre filmave  mund të çojë në uljen e aktivitetit të trurit, ose një njeri me karakteristika të veçanta shikon më shumë prono. Studiuesit kanë bërë një eksperiment me  64 persona të moshave 21 deri në  45 vjec, sa shpesh shihin filma pornografik, duke ekzaminuar gjithashtu se si reagonte truri i tyre kur shihnin pamje pronografike dhe njëkohësisht  duke matur  volumin e trurit. Rezultatet e studimit treguan se aktivizimi i trurit ishte më i ulët tek njerëzit që shikonin më shumë filma pornografik sesa tek ata që shihnin filma të tillë më rrallë.

/Ora News.tv/