Bonusi i qirasë pas tërmetit, prefekti i Lezhës rrëzon Bashkinë: Vlerë e ulët!

Bonusi i qirasë pas tërmetit, prefekti i Lezhës rrëzon

Prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku ka rikthyer për rishqyrtim bonusin e qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këshilli bashkiak i Lezhës vendosi kompensim me 10 mijë lek për familjet që do të përfitojnë apartamente me strukturë 1+1, 14.000 lekë për ata me strukturë 2+1 dhe 18.000 lekë për banesat 3+1.

Por në vendimin e kthimit, prefekti i Lezhës  vlerëson se tarifat e vendosura nga Këshilli Bashkiak i Lezhës për qiratë te shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntori 2019.

Pas këtij vendimi këshilli i Bashkiak i Lezhës, pritet të mblidhet sërish sot për të reflektuar ndryshime.

Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës duhet të depozitojnë pranë Bashkisë së Lezhës, formularin e aplikimit, aktin e konstatimit të gjendjes fizike të objektit, certifikatë familjare dhe nr. e llogarisë bankare.

EMISIONET