Të përqafuar dhe të dashuruar, Rike Roçi bën publike lidhjen e saj me boksierin e njohur shqiptar

Prej një kohe të gjatë është përfolur se Rike Roçi po përjeton një lidhje dashurie me boksierin e njohur shqiptar Kristian Prenga.

Pas shumë thashethemesh, Rikja përmes një postimi në “Instastory” ditën e djeshme e ka pranuar lidhjen me boksierin dhe pikërisht ditën e ditëlindjes së tij.

Ajo ka publikuar një foto ku shihen të dy së bashku të përqafuar dhe mbi të shkruan një urim romantik.

 “Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan Rike Roçi.

EMISIONET