Selena Gomez publikoi këngën e saj të fundit "Lose You to Love Me". Raportohet se kënga është një mesazh lamtumire e Selenës drejtuar ish të dashurit të saj Justin Bieber.

Në tekstin e këngës, 26-vjeçarja rrëfen për gjetjen e vetes pasi i dha fund një marrëdhënie.

Përpara publikimit, Selena tha se kënga fliste për disa ngjarje jetësore të sah,

“Dua që njerëzit të ndiejnë shpresë dhe të dinë se kanë një anë tjetër më e fortë dhe një version më të mirë të vetvetes,"-tha këngëtarja.

Bieber dhe Gomez i dhanë fund lidhjes përfundimisht në mars të vitit të kaluar.

Menjëherë pas ndarjes, Justin u rikthye me Hailey Bieber. Ata u fejuan një muaj më vonë dhe u martuan në shtator 2018.

“Në dy muaj na zëvendësove, si të ishte e lehtë. Më bëre të mendoj se e meritova,”-këndon Selena.

Dhe në një varg tjetër ajo këndon: “Ju i premtuat botën. E bëre më shumë se një grua. Kisha nevojë të humbja ty për të gjetur veten.”

/Ora News.tv/