Të famshmit 'bashkohen' në burg vetëm për një arsye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2018, 17:44
Të burgosurit e famshëm do të hanë një darkë shumë të thjeshtë këtë vit për 'Ditën e Falenderimeve' në Amerikë.
Tekashi69, Bill Cosby, Suge Knight dhe Paul Manafort nuk bëjnë më jetë publike për shkak të krimeve që u zbuluan gjatë vitit 2018.
Atyre do ti shërbehet një darkë e thjeshtë për 'Ditën e Falenderimeve', e cila përfshin në menu gjelin e detit, patatet, salcën e boronicës dhe perime të ndryshme.
Emrat e njohur nuk janë në të njëjtin burg, por menuja do jetë e njëjtë për të gjithë.