Policia e Vlorës ka arrestuar një 31 vjeçar për armëmbajtje pa leje.Ermal Shehajt, banues në Kotë, iu gjet në stan një armë zjarri tip pushkë dhe fishekë luftarak.

"Nga kontrolli i ushtruar prej Policisë në stanin e këtij shtetasi ka rezultuar se në ambjentin e dhomës ku flinte, brenda një krevati mbante të fshehur një armë zjarri tip pushke model 56 e kalibër 7.62 mm si dhe 70 copë fishekë luftarak".

Sipas policisë kontrolli  i të riut u bë me vendim të gjykatës së Vlorës në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, e cila bënë fjalë për veprat penale ''Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim'' dhe ''Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit sëbashku me 70 copë fishekët luftarak. Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi. 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ''Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

 

/Ora News.tv/