Konkuruan për çmimin e parë, Arilena tregon nëse Elvana i dha dorën

Konkuruan për çmimin e parë, Arilena tregon nëse Elvana i

Pasi u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” me këngën “Shaj”, Arilena Ara iu përgjigj disa pyetjeve nga gazetarët në Post Fest.

Një pyetje nga gazetarët ishte edhe nëse Elvana Gjata i dha dorën pas shpalljes së çmimit, meqë ishte një pretendente e fortë për fitoren.

Arilena tha se ishte aq shumë e emocionuar saqë as nënën e saj nuk e kishte takuar. Për Elvanën shprehet se e vlerëson shumë dhë se muzika që ajo bën është shumë e mirë.

A ta dha dorën Elvana Gjata?

“Unë në fakt nuk kam takuar as nënën time. Elvanën e vlerësoj për punën që ka bërë me muzikë të mirë në Shqipëri. E vlerësoj jashtë mase dhe isha e lumtur për të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij festivali dhe manifestuan një prej festivaleve më të mirë në 58 vite”, u përgjigj Arilena.

EMISIONET