Sot është mbajtur për herë të parë Marshimi “Dyke”, paradë për të drejtat e lezbikeve dhe transeksualëve në Tiranë.

Marshimi nisi në orën 18:00 në sheshin Skënderbej dhe mbaroi rreth orës 19:15.

Në paradë, kishte pjesëmarrës nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Turqia.

Ora News ka siguruar disa pamje ekskluzive nga marshimi në rrugën "Abdyl Frashëri". 

Marshimi Dyke është një protestë, e cila pasi u organizua për herë të parë në vitin 1993 në qytetin e Washington-it nga grupi i aktivisteve politike “Lesbians Avengers” dhe u kthye në traditë të përvitshme në qytete të ndryshme të botës.

Anne-Christine d’Adesky, themeluesja e marshimit të parë Dyke është shprehur se qëllimi kryesor i këtij mobilizimi ishte rritja e vëmendjes ndaj vajzave dhe grave lezbike.

/Ora News.tv/