Të dhënat personale, PD: Pas Ministrisë së Arsimit, skandali shtrihet tek Shëndetësia

Të dhënat personale, PD: Pas Ministrisë së Arsimit, skandali

Një ditë më parë Partia Demokratike akuzoi Ministrinë e Arsimit, për një skandal të pretenduar me të dhënat personale, me qëllim sipas tyre  manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme. 

Sot deputeti Bardh Spahia, tha se i njëjti skandal është shtrirë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ai tha se mjekët urdhërohen që pacientëve tu marrin të dhënat personale nga  numri i  kartës së identitetit, telefonit dhe emailit.

Bardh Spahia: Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore. Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se “plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit”.Njësoj si në rastin e Ministrisë se Arsimit, edhe këtu kërkohet që operacioni të kryhet me urgjencë dhe Ministria e Shëndetësisë t’i disponojë të dhënat brenda këtij muaji.

EMISIONET