Reperet shqiptare kanë nisur fuqishëm rivalitetin dhe arrijnë të kapin çdo "difekt" të njëra-tjetrës.

Projekti i ri i Melinda Ademit "Palo" është konsideruar si një diss për artistet e tjera të estradës shqiptare prej tekstit thumbues.

Tayna zgjodhi të reagojë duke publikuar një projekt muzikor të ngjashëm me atë të Melindës. Në një video në Instastory, ajo shfaqet duke dëgjuar një këngë të titulluar "Palo", por kënduar nga Puri, Kilate Tesla dhe Kalibëoy.

Muzika e dy projekteve është e ngjashme, por nuk dihet nëse është rastësi apo "kopje".

/Ora News.tv/