Personi i parë që do të dëshmojë në seancën e ardhshme të hetimit të presidentit Trump deklaroi sot se administrata e tij ka shprehur se do të marrë masa ushtarake kundrejt Ukrainës nëse nuk do të investigojë mbi Joe Biden.

Bill Taylor, ambasadori amerikan në Ukrainë gjithashtu shprehet se dhe hetimi i Trump do të pengohet.

Presidenti amerikan i ka mohuar të gjitha akuzat mbi abuzimin e pushtetit.

Seancat publike do të fillojnë të mërkurën, javën e ardshme dhe pikërisht do të jetë Bill Taylor ai që do të dëshmojë i pari kundër Trump.

Ai publikoi një dosje me prova se dy zyrtarë të departamentit të shtetit tregojnë se Trump refuzon të investojë 400 mln dollarë në ushtrinë amerikane nëse Ukraina nuk do të hetojë mbi demokratin Joe Biden.

Çështja e Biden përfshin djalin e tij në kohën kur ky i fundit ishte në bordin drejtues të kompanisë së naftës Burisma.

Trump akuzon se Joe Biden ka përdorur pushtetin e tij për të mbuluar një hetim që po bëhej mbi kompaninë ku bënte pjesë i biri.

/Ora News.tv/