Tatimet aksion në bregdet

Tatimet aksion në bregdet

Nis aksioni i administratës tatimore  me fokus bizneset që operojnë në bregdet. Kjo nismë do të ketë ketë në fokus kontrollin dhe verifikimin e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve midis të cilave lëshimi i kuponit tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij, afishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Po ashtu tatimet do të verifikojnë nëse subjektet janë të regjistruara në Qendrën kombëtare të Biznesit dhe në administratën tatimore dhe nëse kanë   dokumenta të  mallrave në  gjendje apo në transport.

Në këtë kuadër  të nisjes së kontrolleve u realizuan vizita në disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.

Administrata tatimore bën me dije se nuk ka për qëllim ndëshkimin e subjekteve por ndërgjegjësimin për përmbushjen e detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxjtjen për të realizuar në kohë pagesat.

Për të shmangur çdo abuzim Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

Shpesh në Shqipëri përgjatë sezonit turistik subjektet që operojnë në bregdetit abuzojnë me çmimet që ofrojnë dhe nuk plotësojnë detyrimet e tjera ligjore duke krijuar një imazh negativ tek pushuesit.

EMISIONET