TAP prishi rrugën Berat-Çorovodë, Rama: Nuk hapin gazin pa bërë rrugën

TAP prishi rrugën Berat-Çorovodë, Rama: Nuk hapin gazin pa

Në takimin me kryeministrin Edi Rama, kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ngriti shqetësimin e dëmtimit të rrugës Berat-Çorovodë dhe amortizimin e Ujësjellësit të Skraparit.

Nesim Spahiu:  Krahas punës së mirë që ka bërë TAP-i dhe na ka dëmtuar, sidomos rrugën Berat-Çorovodë, është dëmtuar totalisht. Nëse na duhej një orë, tani na duhen 2 orë të shkojmë deri në Çorovodë. Unë kam folur me ministrin e energjitikës, e kam gjetur mështetjen, por duhet mëshuar më fort që TAP-i ta riparojë atë rrugë sepse që kur ka ardhur TAP-i është dëmtuar, nuk është dëmtuar më përpara.


Edi Rama: TAP duhet patjetër jo të kthejë në gjëndjen e mëparshme , patjetër të shtrojë siç duhet rrugën Berat- Çorovodë, rehabilitim të plotë. Këtë ministri ia ka bërë shumë të qartë. Ia ka bërë aq të qartë sa ata nuk do të hapin gazin pa bërë rrugën. Sepse për ne është shumë e nevojshme ajo rrugë për strategjinë e turizmit.

Na rregullo ujesjellesin

Nesim Spahiu: Natyrisht unë e mbështes reformën në ujësjellës dhe jam nga ata të parët që mbështes reformën që keni marrë ju sepse është nga ato më të domosdoshmet dhe ne kemi tregues shumë të mirë duke ecur me reformën, me tregues siç i kërkon reforma por ju e përmendët edhe vetë, Bashkia Skrapar ka një ujësjellës të viteve 60 dhe ai është komplet i amortizuar, kur them plotësisht , plotësisht i amortizuar. Besoj se do mirëkuptohemi nga ju për mbështetjen e këtij investimi që është mëse i domosdoshëm.

Rama: Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e ujësjellësit dhe duke pasur parasysh që Skrapari është pika kfundore porn ë fakt është edhe pika ku arrin kulmin spektakli i natyres dhe i turizmit në këtë qark, duke nisur nga hyrja për të shkuar tek kanionet. Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë për të rritur kapacitetin e mikpritjes. Pra nëse Berati shkon deri ne fund të vitit, pra në fund të sezonit të ardhshëm turistik ne 1000 shtreter.Eështë domethënëse por është pak akoma dhe sidoqoftë ajo që duhet të jetë ambicia juaj është që ti merrni një pjesë atyre qe qëndrojnë më shumë sesa gjatë ditës dhe ti krijohet mundësia njerëzve që të mos jetë vetëm ai hoteli atje që të qëndrosh por të ketë një shtrirje më të madhe. Kështu që duhet të organizojmë bashkë me ministrinë e Turizmit dhe atë të Bujqësisë, të organizojmë një seri konferencash në rang qarqesh për turizmin, të ftojmë të gjithë sipërmarrësit që janë nga zona, ata që janë bërë milionerë me aktivitetet e tyre dhe janë në tiranë, të çojmë mesazhin edhe ta ata që ndodhen në emigracion që të investojnë ne agro-turizëm.

EMISIONET