Tani mund të blini direkt nga Instagrami

Tani mund të blini direkt nga Instagrami

Platforma e fotove Instagram shpalli një opsion të ri e cila lejon përdoruesit të bëjnë blerje dhe të menaxhojnë porositë direkt nga aplikacioni.

Ky aplikacion fillimisht do të jetë i disponueshëm për në Shtetet e Bashkuara për 20 firma, duke përfshire H&M, Kylie Cosmetic, Nike, Warby Parker dhe Zara.Firma të tjera do të shtohen në muajt në vijim thotë kompania.

“Që në fillimet tona, njerëzit në Instagram kanë dashur të blejnë”-shkruan kompania në një postim në blog.

Firmat gjithashtu mund të shtojnë etiketime blerjesh tek disa foto, kështu përdoruesit mund të shohin detajet e produkteve si çmimi dhe më pas klikojnë tek faqja e firmës për t’i blerë ato.

Mbi 130 milion njerëz klikojnë për ta parë këto produkte në postime blerjesh çdo muaj, vetëm në shtatorin e kaluar ishin mbi 90 milion njerëz informon Instagram.

 

EMISIONET