Tampon me marijuanë për të ndaluar dhimbjet menstruale

Tampon me marijuanë për të ndaluar dhimbjet menstruale

Sipas Foria Relief, kompania që prodhon produkte femërore revolucionare, tamponët  me kanabis mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve menstruale.

Kjo, për shkak të përbërësve që ka bima e kanabis, e njohur si THC e CBD.

Për më tepër, tampon vendoset pranë pikës ku nis dhimbja dhe kjo mund të ulë me lehtësi dhimbjet e barkut.

Pjesa më e madhe e grave që kanë provuar tamponët ka konfirmuar se kanë patur lehtësim të simptomave menstruale brenda 15-30 minutave.

Si pasojë, disa prodhues,  kanë rekomanduar të shkruhet në përshkrimin e tamponëve, nëse gratë kanë probleme me dhimbjen e shpinës.

Marijuana ka një histori të gjatë kulturore si ilaç për lehtësimin e simptomave.

Ndaj, në shumë vende ku marijuana është e ligjshme, prodhuesit ia kanë shtuar produkteve të tyre. Natyrisht, këto produkte kanë një çmim më të lartë.

 Edhe pse nuk janë të disponueshme për ne, është e mundur të gjenden në Kolorado dhe Kaliforni dhe çmimi për 4 tamponë është afërsisht 39 euro.

EMISIONET