Bizneset dhe qytetarët nuk do të kenë ndryshim të nivelit të taksave për vitin e ardhshëm. Edhe pse nuk dha detaje konkrete ministrja e Financave Anila Denaj theksoi se  për vitin e ardhshëm do të ketë vetëm rregullime administrative. Sipas saj, do të bëhet praktikë që ndryshimet të bëhen njëherë në 3 vite një kërkesë kjo e përsëritur nga bizneset e huaja e vendase.

Qeveria ka hequr dorë nga ndryshimet në çdo vit të sistemit të taksave. në nisje të përgatitjes së buxhetit të shtetit, ministrja e financave ka bërë të ditur se do të ketë vetëm rregullime administrative. Ndryshimi i shpeshtë i taksave ka qenë një ankesë e përsëritur e bizneseve dhe investitorëve të huaj, ndaj dhe rishikimi i skemës mund të realizohet vetëm një herë në re vite.

Denaj: Duke synuar një projekson të efekteve fiskale në 3-4 vite mundësisht, në mënyrë që parashikueshmëria e biznesit të ishte e qenësishme. Këtë gjë do ta bëjmë një ditë tjetër. Jemi në pritje edhe të raportit nga BB dhe FMN të një analize.

Denaj pranoi ndër të tjera se detyrimet e prapambetura vijojnë që të mbeten një problem

Përsa i përket procesit të fiskalizmit ministrja Denaj beri me dije se do të ketë një fazë tranzitore me rreth tre muaj.

Denaj: Nëse në konsultimet publike do dalë e nevojshme dhe e argumentuar në të gjithë grupet e interesit, ne në këtë diskutim jemi bashkë me biznesin.

Drafti i plotë për fiskalizimin me udhëzimet përkatëse pritet të jetë gati gjatë javës së ardhshme.

/Ora News.tv/