Taksa 100 % Serbisë, Ramush Haradinaj: Mbrojmë interesat dhe sigurinë e vendit

Taksa 100 % Serbisë, Ramush Haradinaj: Mbrojmë interesat dhe

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se vendimi për të taksuar 100% mallrat me origjinë nga Serbia është marrë për të mbrojtur interesat e vendit por dhe të sigurisë kombëtare. Në një intervistë për televizionin T7  Haradinaj tha se taksa nuk do të hiqet pa u respektuar Kosova nga Serbia

Ramush Haradinaj “U kemi shpjeguar se e kemi seriozisht që do të mbrojmë interesat tona. Nuk e bëmë prej qejfi, por kjo nuk do të hiqet pa u respektuar Kosova si  më planin e Brendshëm dhe planin e Jashtëm.

Ne vuajmë veç pasojat e marrëdhënieve të këqija tregtare me Serbinë e cila shet 500 milionë mall në Kosovë, me letra, të mos flasim që kjo mund të jetë më e madhe dhe në vend që të respektojë Kosovën dhe konsumatorët e saj sic bën cdo shtet tjetër, Serbia vazhdon me agresivitetin e vet shkatërrues ndaj Kosovës. Nuk mund të jenë të dyja, ja njëra ja tjetra. Ose po i themi mirësevjen dhe një herë ose të kryejmë detyrat tona, të respektojmë veten. Nuk mund të shkohet pa kufi."

Kryeministri i Kosovës kishte dhe një thirrje për tregtarët e shtetit të tij

Ramush Haradinaj: “Nuk ka arsye të rritet çmimi. Nëse malli ka origjinën serbe ngado që të hyjë do të taksohet 100%. I bëj thirrje tregtarëve të mos e keqpërdorin këtë situatë. Të rrisin importin nga burime të tjera. Të shfrytëzohen prodhimet vendore që ndodhen në treg.”

Haradinaj ka dhe një mesazh për BE e Washingtonin

Ramush Haradinaj:  "Unë nuk po shoh relaksim por tendencë për të zhbërë Kosovën nga Serbia në vazhdimësi, dhe kjo duhet ndalur një herë e përgjithmonë. Edhe BE dhe Washgintoni duhet të kuptojnë se nuk mund të tolerojmë Serbinë në qasjen e vet agresive shkatërruese ndaj Kosovës dhe pastaj në një mashtrim ordiner gjatë një dialogu që është shkatërrues për Kosovën. Ata nuk po e shfrytëzojnë dialogun për të normalizuar situatën por vetëm për të na bërë dëm më shumë.

Unë jam për të vazhduar dialogun në çdo kohë por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesin tonë, ashtu siç bëmë sot. "

Por si mund të vazhdohet dialogu përderisa ju vendosni bllokadë 100% ?

Ramush Haradinaj: “Po ne na ka bërë Serbia këto 120 vite  e kemi vazhduar dialogun. Si e kemi vazhduar dialogun ne? Asnjë mall i yni nuk është mundur të hyjë në Serbi. Dialogu nuk mund të vazhdojë pa reciprocitet. Kosova nuk mund të jetë në të njëjtën kohë cak i agresivitetit të Serbisë dhe njëkohësisht një dialog pa efekt, por të kthehemi në pozita të barabarta dhe po vazhdojmë.

Haradinaj tregon se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, mes tyre dhe zoti Pacolli kanë qenë pro taksës 100% dhe tregon dhe se kur mund të hiqet kjo taksë.

Ramush Haradinaj: “Me ndërhyrjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL ata rrezikuan sigurinë tonë sepse duke qenë anëtar të INTERPOL ndihmojmë dhe në sigurinë e tonë, u rrezikua dhe mundësia që ne përkrahim dhe partnerët në luftën kundër krimit. Nëse rikthehet normaliteti dhe ndalet agresviteti, respektohet marrëveshja e energjisë dhe shumë çka tjetër mund ta diskutojmë heqjen por këto janë vendime sovrane të Kosovës.

Po nëse do të keni presion nga BE?

Ramush Haradinaj: Presioni të mirësevijë, por kjo nuk është problem i Kosovës. E drejta e Kosovës me 2 milionë banorë duhet të vendoset një herë e përgjithmonë. 20 vjet ikën nga lufta, 10 vjet prej pavarësisë deri kur duan të na mbajnë kështu, konflikt i ngrirë. Madje ne kemi toleruar disa shkelje që na ka bërë Serbia për në CEFTA e plot të tjera me shpresën që bashkësia ndërkombëtare do të gjejë një dalje nga kjo gjendje, por nuk jemi aty. Nuk ka një dalje të menjëheshme, ka vetëm agresivitet të brendshëm dhe të jashtëm si rasti i djeshëm me INTERPOL, cfarë duhet të bëjmë?

Mos përfshirjen e Kosovës në Interpol e quan dështim të gjithë Kosovës por nuk harron të nënvizojë se kemi të bëjmë me një vendim gjeopolitik pasi vetëm 5 shtete kanë qenë kundër.

Ramush Haradinaj:  “Kundër për në INTERPOL kanë qenë vetëm 5. Do i shkruaj të gjithë vendeve që na dhanë votën letër falenderimi dhe do kandidojmë sërish vitin tjetër. Është dështim i të gjithë Kosoëvs, por të mos harrojmë se edhe pse nuk arritëm të marrim votën e duhur, kishim në krah vende e shtete të rëndësishme por janë cështje gjeopolitike."

Por a ka aprovimin e presidentit?

Ramush Haradinaj:  “U detyruam të merrnim këto vendime. Serbët e Kosovës do i respektojmë dhe do i trajtojmë si njerëzit e këtij vendi. Dhe Serbinë jemi gati ta respektojmë nëse na respekton. Kur kam aprovimin e Veselit mendoj se kam aprovimin e presidentit sepse mes tyre ekziston harmoni e qëndrime të njëjta. Nuk janë vendime ad hoc. Nuk kam mundur të bie në kontakt drejtëpërdrejtë me presidentin sepse ka qenë jashtë.Jemi mbështetur edhe në qëndimet e aleatëve.

Interpoli nuk ka qenë për të akuzuar serbët dhe për ti nxjerrë ata në listë, por që të mos mungojmë në luftimin e rreziqeve dhe një arrogancë e tillë e kundër nesh, ..e tani ne të rrimë e të vëzhgojmë..  Nuk mund të shkojnë pa kufij qasja e tillë. 

Por a ëhtë Kosova e fortë?

Ramush Haradinaj: "Nuk jemi të fortë por jemi në të drejtën tonë dhe cdo kush ka të drejtë të mbrojë veten"

  

EMISIONET