Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme.

Takimi kishte për qëllim kordinimin  e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë.Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriç.

Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriç.



/Ora News.tv/