Aleatët e PD-së flasin për RTV Ora pas takimit me Bashën në Durrës

Aleatët e PD-së flasin për RTV Ora pas takimit me Bashën

Partia Demokratike dhe aleatët kanë nisur detajimin e platformës kombëtare, të cilën do ta propozojnë së shpejti si zgjidhje për krizën politike dhe kushtetuese. Një ditë pas takimit në Durrës me kreun e PD-së Bashan ë Durrës, aleatët flasin për RTV Ora për ndryshime kushtetuese, ndërsa nuk harrojnë të thonë se largimi i Ramës si kryeministër është emergjent.

Tirane- Takimi i mbrëmjes së 16 shtatorit, mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatëve të kësaj force politike ka patur në qendër të diskutimit përgatitjen  e një paltforme kombëtare për daljen nga kriza shumëdimensionale.

Në një intervistë për Rtv Ora, aleatët e PD shprehen se ky draft do të ketë në fokus zgjdhjen e krizës kushtetuese dhe institucionale.

Petrit Vasili: "Paraqitja dhe përgatitja e një platforme për daljen nga kriza dhe sigurisht format e tjera të larmishme të protestës."

Nard Ndoka: "Një opozitë denoncuese për aferat korruptive të kësaj maxhorance por edhe si një opozitë qeverisëse."

Dashamir Shehi: "Ne kemi detyrimin, dhe po e përgatisim, që ti ofrojmë shqiptarëve një platformë që të garantojë që ditën që do të vijë ky krah i politikës të zbatohet"

 Aleatët argumentuan se kriza në vend është më e thellë se thjesht rregullimet në Kodin Zgjedhor.

Petrit Vasili: "Hajdutët e votave të 30 qershorit që vodhën dhe veten janë të fundit që mund të flasin."

Fatmir Mediu: "Loja e PS-së është pak lojë, sa infantile dhe e pisët. Sa i takon reformës zgjedhore ramë dakord që të ketë një diskutim të brendshëm të opozitës për të mbajtur një qëndrim."

Dashamir Shehi: "E shohim si të rëndësishëm reformën zgjedhore por jo që kjo e ka thelluar krizën apo ka gjeneruar krizën është një pjesë e saj."

Nëse marrëveshja zgjedhore do të përdoret si po e përdor maxhoranca si një sebet a po vini ju apo e bëjmë vetë, atëherë le ta bëjnë vetë"

 Aksioni opozitar do të kthehet edhe më intensivisht pas vendim it që brukseli dot ë japë më 18 tetor për çeljen ose jot ë negociatave. Njëzëri, ata shprehen  se aksioni do të jetë shumëplanësh.

EMISIONET