Takimi Duka-Reja, projektohet fati i trajnerit Italian

Takimi Duka-Reja, projektohet fati i trajnerit Italian

Rinovimi apo jo i Edoardo Rejës si trajner i Shqipërisë është çështja më e diskutuar aktualisht në opinionin sportiv në vendin tonë. 

Mësohet se Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe trajneri italian, Edoardo Reja, kanë pasur sot një takim të gjatë, ku kanë diskutuar për rinovimin e kontratës së teknikut 74-vjeçar. Takimi ka zgjatur rreth pesë orë dhe palët kanë diskutuar gjerësisht për çdo detaj. Deri më tani, nuk ka ende nuk ka njoftim zyrtar, por me shumë gjasa, do të ketë një rinovim të teknikut italian.

Palët po diskutojnë mbi parimet finaciare dhe aspektet e tjera sa i takon kontratës e cila pritet të jetë 2 vjeçare.

EMISIONET