Takim në Shkodër në 81-vjetorin e koncertit të Tefta Tashko Koços

Takim në Shkodër në 81-vjetorin e koncertit të  Tefta Tashko

Muzika tradicionale dhe ajo e kultivuar ishin në qendër të një bashkëbisedimi që dirigjenti Eno Koço pati në Shkodër me të rinjtë. Takimi përkoi me 81-vjetorin e koncertit që nëna e tij, sopranoja e njohur Tefta Tashko Koço ka dhënë në kryeqendrën e veriut në vitin  1938.

Në Shkodër e solli “muzika tradicionale dhe e kultivuar”, për të cilën ka nisur edhe shkrimin e një libri që do të shohë dritën e botimit, vitin  e ardhshëm.

Por ndalesa në këtë qytet, për dirigjentin Eno Koço qëlloi të ishte e shënuar, pasi përkonte me 81-vjetorin e koncertit të dytë që nëna e tij, sopranoja e njohur Tefta Tashko Koço kishte dhënë në Shkodër në 1938-ën.

Nuk është kritik me zhvillimet që vitet e fundit ka patur muzika, e cila shpesh i ka ikur shinave të tradicionales, apo krijimtarisë së bukur.

Arsyeja pse ka këtë qëndrim, lidhet me traditën e fortë që ka Shkodra, që e cilëson si një thesar kombëtar.

Mbrëmja u shënua edhe me risjellje të disa prej këtyre krijimtarive për të pranishmit, mes zërave brilant të skenës shqiptare.

EMISIONET