Tahiri zbulon gabimin më të madh kur ishte në detyrë

Tahiri zbulon gabimin më të madh kur ishte në detyrë

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë për mediat tregoi edhe gabimin më të madh kur ishte në detyrë.

Tahiri tha se bëri gabim që luftoi kanabisin publikisht duke treguar në media se në ç'përmasë ishte përhapur në Shqipëri.

Ish Ministri shtoi se kanabisi ka qenë në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm në Lazarat para se të vinte në detyrë.

Saimir Tahiri: Kush mendon se para se para se të merrja unë detyrën kanabis kishte vetëm në Lazarat gabohet rëndë. Jo se e them unë por është e vërteta aty në letrat e policisë, prokurorisë, në kronikat tuaja. Bëra vetëm detyrën që mendova se ishte më e drejtë, më e ligjshme dhe me bindje. Bëra njëkohësisht ndoshta edhe gabimin më të madh që thanë publikisht se në cilën për masë mbillej kanabisi në Shqipëri. 

E luftova publikisht në çdo cep të Shqipërisë, në Lazarat dhe jo vetëm, në çdo cep të Shqipërisë duke e ditur shumë mirë sesa më shumë ta luftoja në çdo cep aq shumë gabimisht do mendohej obobo nga doli gjithë kjo. Pse u mboll tani? Jo, aty ka qenë. Normale do kishte edhe nga ata që do mendonin se ndodhi kur unë isha në detyrë. Por kjo nuk është e vërteta dhe jam shumë në gjendje t'jua tregoj këtë.

EMISIONET