Tahiri "nxjerr" jashtë opozitën. Berisha e filmon, ish-Ministri: O Sali si je çmendur kështu?!

Opozita braktisi sallën e Kuvendit në shenjë proteste kundër pranisë në Kuvend të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ishte pikërisht momenti kur Taulant Balla mori fjalën në foltore pasi folën Basha, Kryemadhi dhe Mediu, kur ish-kryeministri Sali Berisha ndërhyri nga vendi duke kërkuar fjalën për procedurë.

Edhe pse Ruçi nuk i dha fjalën, Berisha u bë i dëgjueshëm përmes fb të tij, ku dëgjohet tek kërkon largimin e ish-Ministrit nga salla.

Sali Berisha: Për procedurë. Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më  kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë! Mos festoni me të! Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Klement Balilin të vinë këtu.

Pastaj Berisha u drejtohet deputetëve të opozitës: Do të ikim?

Pas kësaj deputetët u larguan nga salla. Gjatë largimit, Berisha u ndal tek zoti Tahiri duke e filmuar me telefon.

Berisha: Ja. Po e festoni me Habilajt. U fut dhe nuk u pyeti. E dini çfarë i bëri dje Edi Ramës, po nuk fole të nxora dosjen i tha.Ja ku e keni dëshmi e pengut të kryeminstrit tuaj.Ja ku e keni!

Ish-Ministri, tashmë deputet i pavarur, iu drejtua disa herë mes të qeshurave Berishës: Sa ke rrjedhur, sa ke rrjedhur!  O Sali si je çmendur kështu?!

Berisha: Dje ishte me Gaz Demin Fadil, pyete çfarë i tha Gazit ky dhe Dash Pezës.Pyete pak.

Tahiri: Po si je çmendur kështu?!

Berisha: Po po.(Qesh dhe largohet

Ndërsa largoheshin, duket se deputetja Tabaku pengohet.

Berisha: Jorida, shpëtove? Syri i keq.Dhe ka ku sheh, ky është problemi (në video dëgjohen të qeshurat e deputetë)

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm kryeministri Rama.




EMISIONET