Saimir Tahiri: Më thanë të "shes" Ramën, sot i kam të gjithë përballë. Pushka top t'u bëhet!

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zbuluar se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre 6 muajve larg parlamentit dhe jetës publike.

Në konferencën për mediat ai  tha se ca e kanë këshilluar të flasë dhe nxjerrë Ramën si kreut i trafikut të drogës, e të tjerë i kanë sugjeruar të heshtë.

Tahiri: Kam 6 muaj që hesht dhe pres, kam 6 muaj. Njëri vinte dhe më sugjeronte të thoja se nuk jam unë por është Edi Rama koka e trafikut të drogës dhe kështu shpëtoja unë nga të gjitha, tjetri më këshillonte të mos flisja se kjo nuk është punë pasioni dhe nervash kjo është punë llogarish.Unë heshta.

Tregtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhinjtë dhe dallaveret e politikës ti mbaja në krah.

Unë kam zgjedhur ti vë përballë. Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje dhe pushka top tu bëhet, unë këtu jam dhe do ja dal. Papritur u kujtuan për hashashin.

EMISIONET