Tabaku: Raporti i FMN dhe BB, faktojnë gjendjen e vështirë ekonomike

Tabaku: Raporti i FMN dhe BB, faktojnë gjendjen e vështirë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, thotë se krahas një krize politike dhe institucionale, vendi rrezikohet nga kriza ekonomike. Në një interviste për Televizionin ORA, sipas Tabakut gjendja e vështirë tashmë konfirmohet me të dhënë konkrete nga  raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të FMN dhe BB.

Tabaku: Viti i kaluar u mbyll me pothuajse 3 mld lekë më pak që tregon dy gjëra. Së pari biznesi i vogël nuk është përfshirë në skemën e TVSH  masivisht dhe ka detyruar biznesin që të dalë nga tregu. Së dyti kemi një ulje të konsumit. TVSH është taksa që tregon konsumin dhe është taksa që tregon sa sot shqiptarët janë duke konsumuar në treg. Këto të ardhura që janë në rënie konfirmojnë faktin se përfshirja e TVSH ka qenë për 78 mijë biznese që janë mbyllur në 5 vitet e fundit.

Banka Botërore sipas Tabaku, ngre si shqetësim te ardhurat e shqiptareve.

Tabaku: Sot 35 % e shqiptarëve thotë raporti i BB jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, pra flasim për mbijetesë. Kjo mbijetesë vjen si rezultat i rritjes së taksave.

Tabaku thotë se qeveria nuk rimburson TVSH-në  për biznesin duke e vënë atë në vështirësi financiare, ndërsa sipas saj shqetësim mbetet borxhi.

Tabaku: E gjithë kjo vjen nga rritja e takave, falimentimi i bizneseve, shqetësime që ne i kemi ngritur ko hë pas kohe.

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka sjell asgjë për buxhetin e shtetit. Ndaj  Tabakut premton  se nesër ne qeveri Partia Demokratike,  do e ndryshojë skemën duke ofruar një takse fikse prej 0.5 përqind për biznesin e vogël. Ish-deputetja demokrate thotë se taksat e larta mbeten shqetësim kryesore për qytetaret dhe për biznesin, duke e vene vendin ne disavantazh me rajonin.

EMISIONET