Tabaku: Qeveria ka bërë veshin e shurdhër ndaj biznesit, Braçe: Investimet vazhdojnë

Tabaku: Qeveria ka bërë veshin e shurdhër ndaj biznesit,

Opozita ka akuzuar maxhorancën se ka krijuar një situatë kaotike për bizneset. Gjatë diskutimit të projektligjit për Këshillin Ekonomik Kombëtar i cili tashmë kalon në varësi të ministrisë për Sipërmarrjen. Jorida Tabaku u shpreh se që prej ardhjes në pushtet qeveria e majtë e ka bërë veshin e shurdhër ndaj shqetësimeve të biznesit. Por për kreun e Komisionit të Ekonomisë gjendja ekonomike është pozitive dhe këtë e tregon edhe interesi i kompanive të huaja për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ekonomia shqiptare dhe gjendja e biznesit janë cilësuar kaotike nga opozita. Gjatë diskutimit të projektligjit për Këshillin Ekonomik Kombëtar Jorida Tabaku tha se qeveria e ka bërë veshin e shurdhër për problemet e biznesit.

Tabaku: Nuk ka bashkëpunim me biznesin, ka kamzhik për biznesin. Unë do të kisha shpresuar shumë që ne të kishim diskutuar njëkohësisht edhe në lidhje me politikat fiskale të reja  të qeverisë që nga 2013 e deri në vijim por ka qenë një imponim nga ana e qeverisë çdo vendim që është marrë për taksat.

Por per kreun e komisionit këto pretendime nuk janë të sakta pasi kohët e fundit ka pasur interes për investime të huaja duke përmendur ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Braçe: Më vjen keq, kanë kaluar vetëm 15 ditë nga fillimi i vitit ndërkohë që viti që lamë pas u mbyll me investime të huaja direkte në nivel rekord në krahasim me vitet në vijim. Ka një çështje, do të zëvendësohen ato që likujdohen brenda këtij viti? Po patjetër, duhet që qeveria dhe të gjithë aktorët e tjerë të lidhur me të, të punojnë për të gjetur zëvendësuesist e këtyre dy investimeve madhore.

Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimin në projektligj i cili kalon Këshillin Ekonomik Kombëtar në varësi të ministres për Sipërmarrjen Sonila Qato.

EMISIONET