Surroi: Thaçit i është kufizuar hapësira që të flasë në emër të Kosovës

Surroi: Thaçit i është kufizuar hapësira që të

Analisti, Veton Surroi, mendon se Kosovës i nevojitet urgjent një kornizë e re negociatore në dialogun me Serbinë.

Surroi: Ajo që deomos duhet të ndodhë është të krijohet një masë kritike mes pushtetit dhe opozitës në mënyrë që të hyjë në një proces serioz negociator me Republikën e Serbisë.Korniza negociatore e Mogherinit nuk është serioze, nuk ka krijuar rezultat.Duhet dalë nga kjo kornizë e dobët negociatore. Në gjithë këtë proces ka marrë pjesë Thaçi dhe e ka zhytur Kosovën në baltën e vendnumërimit.

I ftuar në Ora News, Surroi komentoi edhe tezën për negociime të fshehta mes Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç.

Surroi: Tani Thaçit i është zvogëluar hapësira që të bëjë manovrime vetjake, Kosova përfaqësohet dhe nga kryeministri që zhvillon një lloj  procesi të vetin negociator me këtë taksën, edhe nga delgacioni shtetëror që është votuar në parlament por edhe nga dy partitë opozitare që nuk marrin pjesë. Pretendimi i Thaçit që të flasë në emër të Kosovës është në mënyrë serioze i kufizuar.

EMISIONET