Surprizon Simeone: Trofeun e Superkupës nuk e "fitoi" Reali por ky futbollist

Surprizon Simeone: Trofeun e Superkupës nuk e "fitoi" Reali por

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se ndërhyrja e Fede Valverdes në Alvaro Moratan ishte momenti vendimtar në disfatën kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Mesfushori uruguaian andali Alvaro Moratan, në kohën shtesë m,e nje ndërhyrje të ashpër duke mos e lejuar sulmuesin e "loscholsoneros" të shënonte. Valverde u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë  mundësinë Real Madridit të fitojë në penallti. Në konferencën për shtyp në vigjilje të këtij dueli Simeone u shpreh se:

“Ndërhyrja e Valverdes ndaj Moratës ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes. Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij. Mendoj se është plotësisht e kuptueshme që Valverde ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes sepse mesfushori i dha trofeun Real Madridi me atë veprim të tij”, theksoi Diego Simeone.

EMISIONET