Superndeshja Flamurtari-Skënderbeu, Duro: Duhet kujdes maksimal

Superndeshja Flamurtari-Skënderbeu, Duro: Duhet kujdes maksimal

Flamurtari-Skënderbeu është kryendeshja e javës së 28-të të superligës në futboll.

Një përballje që vjen vetëm tre ditë pasi të dyja skuadrat u ndeshën edhe për kupë.

Në takimin e ditës së mërkurë, vlonjatët fituan ne shifrat 1-0, por trajneri Shpëtim Duro mendon se takimi i së hënës për kampionat, është krejt ndryshe nga ai i kupës.

"Duhet kujdesi maksimal,"-ka theksuar Duro, ndaj një kundërshtari cilësor si Skëndërbeu, por që edhe është më i qetë se Flamurtari, pasi e ka siguruar titullin kampion, pavarësisht problemeve të lidhura me dënimin.

Traineri Duro do të ketë dy mungesa për këtë përballje si Juffo dhe Bushic, ndërsa shpreson në mbështetjen e shumtë të publikut vlonjat për këtë përballje. Sipas tij kjo ndeshje vlen shumë pasi më pas kalendari është më i favorshëm për vlonjatët dhe do të synohet vendi i tretë.

Flamurtari ndodhet në kuotën e 37 pikëve dhe tashmë kërkon fitoren, për të kërkuar vendin e tretë në kampionat.

EMISIONET