Superliga në festë, Vllaznia pret biletën e rikthimit

Superliga në festë, Vllaznia pret biletën e rikthimit

Tashmë është zyrtare. Vllaznia ngjitet në Superligë. Pas një viti mungesë, skuadra shkodrane është rikthyer aty ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar.

Një gol i Ardit Krymit i ka mjaftuar kuqebluve për të siguruar edhe matematikisht ngjitjen në elitë. Mesfushori realizoi golin e shumë pritur në fitoren 1-0 ndaj Korabit.

Ndërkohë, në grupin B, Bylis është një hap larg elitës. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, ballshiotët numërojnë 6 pikë nga ndjekësi më i afërt, duke "hipotekuar" në një farë mënyre ngjitjen.



EMISIONET