Superiorja me video-analist, flet drejtori i Departamentit: Ja pse shërben

Superiorja me video-analist, flet drejtori i Departamentit: Ja pse shërben

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka lancuar ditën e sotme krijimin e Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit.

Kjo strukturë e re përfaqëson një risi të madhe, strukturë e cila do të ndihmojë shumë në rritjen e futbollit e futbollit shqiptar duke e afruar atë me standartet më të larta të futbollit europian dhe atij botëror.

Por si funksionon analiza e skautizimit dhe inovacionit? I ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora, drejtori i saj, Alarico Rossi u shpreh:

"Video-analisti është një figurë brenda stafit të trajnerit që mbledh të dhëna rreth futbollistëve kundërshtarë. Është një punë që nuk del në stadium, është një punë që bëhet pas dhe është e nevojshme për të skuadrën dhe është e nevojshme të lehtësojë dhe të thjeshtësojë gjithë punën e një skuadre. Detyra e video-analistit nis nga studimi i një kundërshtari si dhe studimi i ekipit të vet. Duke e përdorur si video dhe analizë të dhënash, statistikash. Përveç kësaj ka një studim të gjendjes fizike të kundërshtarit. Pra kemi edhe një suport të përgatitësit atletik, me GPS si dhe stafit mjekësor për t'i dhënë një gjendje më të mirë të lojtarëve. Së bashku me presidentin e Federatës, Armand Duka kemi menduar ta zgjerojmë stafin e skuadrave shqiptare, duke shtuar këtu edhe figurën e analistit".

EMISIONET