Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç. Ai ndërroi jetë të dielën në moshën 49 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Në një postim në facebook, Lista Serbe  shkruan se vdekja e Stojanoviçit ështe humbje e madhe për skenën politike serbe.

"Humbje e madhe për familjen Stojanoviq, por edhe per skenën politike serbe, është shkuarja e hershme e Bojan Stojanoviçit, i cili në vitet e fundit, si anëtar i Listës Serbe, ka dhënë kontributin për unitetin e serbëve në Kosovë dhe në luftën për jetë më të mirë të qytetarëve tanë", thuhet në reagim të Listës Serbe në Facebook.

Stojanoviç ishte kryetar i Komunës së Graçanicës prej vitit 2009 deri në vitin 2013. Së fundi, ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave të Qeverisë së Kosovës.

Stojanoviç la pas gruan dhe tre fëmijët e tij, ndërsa funerali do të mbahet sot në 13:00 në fshatin e tij të lindjes, Dobrotin.

/Ora News.tv/