Sulmi në një xhami në Oslo, gjendet e vdekur një grua

Sulmi në një xhami në Oslo, gjendet e vdekur një grua

Një grua, e cila dyshohet se ka lidhje me sulmuesin e një xhamie në një periferi të Oslos u gjet e vdekur. Policia gjeti trupin e saj në një shtëpi pranë vendit ku ndodhi sulmi.

“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë. Personi i vdekur lidhet me burrin e arrestuar më herët sot”, njoftoi zëdhënësi i policisë, Rune Skjold.

Një person 75-vjeçar është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në një xhami në periferi të Oslos. Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Ende nuk ka më shumë të dhëna mbi motivet e sulmit.

EMISIONET