Sulmi i tmerrshëm, 17-vjeçari rreh adoleshenten që njohu në internet

Sulmi i tmerrshëm, 17-vjeçari rreh adoleshenten që njohu

Një adoleshente gati humbi jetën nga të rrahurat e një 17-vjeçari, i cili e goditi me shkop bejsbolli në takimin e parë.

Kishin një muaj që flisnin në aplikacionin Badoo dhe vendosën të takoheshin në shtëpinë e djalit.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur që femrat e tjera të mos bien pre e joshjes. Emily Harvey, 19 vjeçe, u rrah nga djali aq shumë, sa në një moment u shtri në dhomën e tij dhe mbylli sytë pasi u përgatit për vdekje.

Pasi la adoleshenten pa ndjenja, djali e fotografoi trupin e saj me shenja dhe ia dërgoi miqve. Gjashtë orë më vonë, Emily u përmend dhe ia doli t'ia mbathte e të shkonte në spital.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi muajin e kaluar në Angli. Pasi u deklarua fajtor për plagosje, 17 vjeçari u dënua nga Gjykata e Leicester me pesë vjet paraburgim.

EMISIONET