Izraeli vrau ditën e sotme kreun e një grupi xhihadistësh islamik në qytetin e Gazas.

Baha Abu al-Ata vdiq sëbashku me gruan e tij brenda një banese e cila u bombardua nga forcat ajrore.

Nga sulmi mbetën të plagosur 4 fëmijët e tyre si dhe njëri prej fqinjëve të cilët ndodheshin afër banesës në momentet e sulmit.

Kryeministri i Izraelit deklaroi se Abu al-Ata po planifikonte për të udhëhequr sulme në të gjithë vendin.

Pas vrasjes së kreut të grupit xhihadist raportohen të paktën edhe 150 sulme të tjera nëpërmjet predhave.

17 qytetarë izraelitë kanë mbetur të plagosur nga sulmet në jug të vendit.

Shumë familje janë strehuar pasi në Tel Aviv u aktivizua alarmi i emergjencave.

Spitalet raportojnë që dhe shumë fëmijë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Izraeli nuk ka reaguar ende për sulmet që ka ndërmarrë, ndërkohë që grupi i xhihadistëve deklaron se qeveria i ka shpallu luftë ndaj ato do të reagojnë.

Ky grup është i vendosur në një bazë në Damask dhe konsiderohen si një prej më të rrezikshmit në Gaza.

/Ora News.tv/