Një grup i dyshuar të jenë militantë të ISIS kanë sulmuar një pikë kontrolli në kufirin e Taxhikistanit dhe Ubekistanit prej të cilës mbetën të vrarë të paktën 17 persona.

Njëzet luftëtarët e këtij grupi sulmuan në orën 3 të mëngjesit me orën lokale duke vrarë një prej rojeve të kufirit dhe 16 efektivë policie.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë dhe 15 pjesëtarë të grupit islamik ndërsa 5 të tjerë u kapën të gjallë nga autoritetet.

Shteti islamik nuk ka konfirmuar ende përfshirjen në këtë sulm.

Ministria e Brendshme e Taxhikistanit publikoi disa foto të kapura nga vendi i ngjarjes.

Policia ka marrë masa për sigurimin e kufirit ndërkohë që dhe autoritetet e Uzbekistanit janë përfshirë në sigurimin e vendit.

Agjensia e lajmeve Khovar deklaroi se grupi që sulmoi janë futur në territorin  Afgan në 3 nëntor.

Sulmi erdhi një ditë pasi dy vendet deklaruan se arritën e një marrëveshje për patrullimin e kufirit dhe bashkëpunimin mes autoriteteve doganore.

ISIS ka marrë përsipër autorsinë e shumë sulmeve më parë në Taxhikistan ku jo më larg se në muajin maj, ata vranë me dhjetra të burgosur në Dushanbe.

/Ora News.tv/